Fabrika

ARCO.al është distrubutori eskluziv i "Colorificio ARCO" për Shqipërinë.

Arco ka tashmë 15 vjet që operon në Shqipëri duke importuar produktet "Arco Colori & Vernici" nga Italia. Falë përkushtimit dhe nevojës së tregut shqipëtar për bojë cilësore dhe një shërbim profesional, kompania është gjithmonë në rritje.

Objektivi kryesor i Arco-s është të ofroj produkte gjithmonë e më të afërta kërkesave dhe pritshmërive të konsumatorve, gjithashtu, është e rëndësishme që produktet tona të jenë të afta të bashkojnë performancën dhe rezultatin duke mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e klientëve.

Arco importon bojë italiane të cilësisë së parë, të kontrolluara dhe të çertifikuara për standartet e cilësisë sipas normave të Bashkimit Evropian. Kjo garanton kualitetin e produktit dhe mos përdorimin e materiale të dëmshme për shëndetin e klientëve, ndaj dhe bojrat tona janë ekologjike.

Agjentët dhe shpërndarësit janë cdo ditë në shërbim të klientelës. Arkitektët, inxhinierët, dhe kompanit e ndërtimit kanë në dispozicion jo vetëm bojra italiane të cilësisë së parë por edhe profesionist që në cdo moment mund të plotësojnë cdo lloj kërkese.  

Misioni ynë është ti japim ngjyrë botës tuaj, falë pasionit dhe produkteve tona.  

 

Tags: bojra italiane, arco colori